MENU
klinika

Flet presidenti: Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë

Incidenti me Rei Manajn, Federata Turke hap zyrtarisht hetim

08.12.2024 - 21:20

Rei Manaj është bërë protagonist siç nuk do të dëshironte në kampionatin turk sot në ndeshjen mes Sivasporit të tij dhe Gallatasarajit. Sulmuesi shqiptar ka dëmtuar në fundin e sfidës Barish Alper Jillmaz, me një ndërhyrje për të cilin ai mori vetëm kartonin e verdhë, pavarësisht protestave të lojtarëve të Gallatasarajit teksa panë shokun e tyre të skuadrës të largohej me barelë.

Episodi në fjalë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka sjellë reagime të shumta, pasi është vlerësuar si i pakuptimtë vendimi i gjyqtarit për të mos i dhënë kartonin e kuq Manajt pas një ndërhyrje të tillë që dëmtoi futbollistin e përfaqësueses turke. Edhe Federata ka dalë me një njoftim zyrtar, duke bërë të ditur se ka hapur hetim për këtë ngjarje.

“Ndjejmë keqardhje për dëmtimin e pësuar nga Barısh Alper Jillmaz, një lojtar me vlerë për Gallatasarajin dhe ekipin tonë kombëtar, si pasojë e një ndërhyrje josportive në ndeshjen e luajtur sot Sivaspor-Gallatasaraj.

Federata dëshiron të informojë opinionin publik se ky incident i trishtë do të hetohet në detaj dhe do të bëjmë çdo përpjekje për t’u siguruar që përgjegjësit të marrin ndëshkimin e nevojshëm disiplinor. Shëndeti dhe siguria e çdo lojtari që është pjesë e futbollit turk, është prioriteti ynë”, shkruhej në këtë komunikatë.

Por përveç kësaj, ka qenë presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Haçiosmanoglu, ai që pa paralajmëruar për sanksione ndaj gjyqtarit Turgut Doman që nuk nxori kartonin e kuq ndaj Manajt.

“A keni parë ndonjëherë një gjë të tillë në jetën tuaj? Ne nuk do të lejojmë askënd të luajë me dinjitetin dhe nderin tonë. Qoftë ky një gjyqtar apo kushdo tjetër… Nuk kam parë ndonjëherë diçka më të turpshme. Nuk është e mundur të aprovosh vendime që merren kundër krenarisë tonë, një lojtari të ekipit kombëtar. Do të bëjmë çfarë është e nevojshme”, theksoi ai në një mesazh të shkurtër për mediat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të luajë me ekipin e parë

Manaj stërvitet me Messin, gati për Kupën


Ka dhënë kontribut të çmuar për Kombëtaren

Ish lojtari i Kombëtares kandidon për deputet

Dy konkurentët nuk arritën të lenë gjurmë!

Botërori i peshëngritjes, Shqipëria del duarbosh

Tre klube pas sulmuesit të Kombëtares

Klubi detyrohet të shesë Jasir Asanin

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën