10.12.2024 - 15:38
Olta Gixhari, opinionisja e Big Brother VIP Kosova, mungoi prime-n e fundit të spektaklit dhe vendin e saj e zuri një ish-banore e BBVK, Satiana Maloku.
Të gjithë aluduan se çfarë mund të kishte ndodhur gjersa vetë Olta dha një sqarim për ndjekësit e saj në InstaStory.
Ajo shpjegoi se ishte me temperaturë dhe për shkak të saj, emisionin e mbrëmshëm u detyrua ta ndjekë nga televizoni.
“Jam me temperaturë, prandaj nuk munda. Po i ndjek kolegët”- shkruan Olta.