Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar nga Prokuroria e Speciale e Kosovës, që më 16 dhjetor të paraqitet në të dëshmojë para prokurorit special.
Lajmi është dhënë nga Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, i cili në profilin e tij ka publikuar ftesën i ka ardhur, ndërsa Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së VV-së, për të përmbyllur listën e kandidatëve për deptuetë.
“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”, shkruan ai.
Sipas Kryeziut, qëllimi është ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025, sikurse në 2021.
“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, thote ai.