12.12.2024 - 11:20
Forcat RENEA kanë ushtruar kontroll gjatë mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit në Shkodër dhe në disa fshatra pranë.
Mësohet se në fokous të kontrolleve kanë qenë banesa të personave me precedent penal dhe të skeduar nga policia.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se janë gjetur armë dhe sende të ndaluara, të cilat do të dërgohen për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës.
Zyrtarisht nuk janë dhënë detaje nga Policia e Shtetit, ndërsa nuk konfirmohet të ketë pasur persona të arrestuar në keëtë operacion.
Ky është kontrolli i radhës i paraprirë nga disa të tjerë që pas atentatit të Dobraçit me 4 viktima, ngjarje e cila është ende pa autor.