Jeni lodhur nga paketimet e zakonshme të dhuratave për festat e fundvitit? Atëherë është koha për t’i mbështjellë në mënyrë jo vetëm korrekte, por edhe më origjinale.
Ja disa ide origjinale; Fillimisht t’ju shpjegojmë bazat:
Gjëja e parë e rëndësishme është të hiqni çmimin. Hapi i dytë është prerja e saktë e letrës së ambalazhit.
Përdorni dekorimet që ofron natyra
Kokrrat e kuqe, lulet e mjegullës dhe degëzat e bredhit do të bëhen aleatë të shkëlqyer të paketimeve dhe do t’i japin atyre një prekje të veçantë.
Dekoroni letrën e ambalazhit
Një sugjerim nga ne është që mund të përdorni një letër blu të errët dhe mbi të të bëni disa dekorime ekstra me ngjyrë ari për të bërë disa pika në pjesën e përparme të paketimit. Disa më të vogla e disa më të mëdha, për të krijuar idenë e një galaktike të vogël.
Përdorni fjongo dantelle
Një dukje super në paketimet e dhuratave do të jetë shiriti prej dantelle. Madje kjo do të ishte ideale për paketimin e dhuratave të gjysheve, e sigurtë që do u pëlqejë shumë dhe do t’i bëjë ajo nostalgjike.
Mos harroni të fusni brenda pakove të dhuratave edhe disa karamele apo biskota me motive festive, aq më e këndshme do ishte nëse i keni bërë vetë.