Presidenti i zgjedhur Donald Trump, është shpallur personi i vitit nga revista TIME.
Trump mori titullin edhe në vitin 2016, pas fitores së tij të parë në zgjedhjet presidenciale, dhe tani i bashkohet grupit të njerëzve që janë zgjedhur dy herë.
Grupi përfshin tre presidentët e fundit me dy mandate: Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama. (Franklin D. Roosevelt është i vetmi person që i është dhënë titulli tre herë.)
Trump ka pasur një marrëdhënie të ‘stuhishme’ me revistën Time. Pasi u emërua personi i vitit në vitin 2016, ai e përshkroi revistën si një botim “shumë të rëndësishëm” dhe tha se i kishte dhënë një “nder të jashtëzakonshëm”.
Por Trump, i cili kishte fituar një garë polarizuese presidenciale, në të cilën ai humbi votën popullore, u përplas me revistën, e cila e përshkroi atë si “president i shteteve të ndara të Amerikës”.