MENU
klinika

IKMT njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ura e vjetër e Babrroit do të shembet me eksploziv

13.12.2024 - 12:40

IKMT ka dhënë njoftimin e rëndësishëm se sot do të shembet me eksploziv ura e vjetër e Babrroit. Shembja do të bëhet në orën 14:00 ndërsa u bëhet apel qytetarëve që të shmangin qarkullimin në këtë pjesë.

Njoftimi i IKMT:

Në kuadër të realizimit të projekteve për interes publik si projekti i “Unazës së Madhe” dhe “Ndërtimi i rrugëve kryesore të zonës për zhvillim, njësia administrative 4 dhe 8, zona “5 Maji” (Faza 3), IKMT në bashkëpunim me grupin e ekspertëve të xhenios ka planifikuar ditën e premte, datë 13.12.2024 ora 14:00, demolimin e urës ekzistuese (ura e Babrroit) e cila do të realizohet me shpërthim të kontrolluar.

Gjatë procesit të demolimit, do të ketë masa strikte sigurie dhe do të ndalohen kalimet këmbësorëve dhe mjeteve afër urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Me qëllim realizimin e punimeve të demolimit të urës njoftojmë të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugëve se, për arsye sigurie, do të ndërpritet qarkullimi i këmbësorëve dhe mjeteve në këtë pjesë. Gjatë kësaj periudhe, do të ndalohet kalimi në afërsi të urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Për çdo qytetar që ka nevojë për kalim në këtë zonë, mund të përdorë rrugët alternative.

I gjithë ky proces është i nevojshëm për të siguruar një infrastrukturë të re dhe më të qëndrueshme, duke garantuar sigurinë e lëvizjes në të ardhmen.

Autoritetet lokale dhe shërbimet e sigurisë do të jenë të pranishme në terren për t’u siguruar që të respektohen rregullat dhe për të udhëzuar qytetarët për çdo ndryshim në planin e qarkullimit.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në këtë periudhë të nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës!