Një video e transmetuar nga televizioni amerikan Abc7, në të cilën shfaqet një grua teksa merr ndihma nga grup fëmijësh, ka ngjallur një debat të madh në rrjetet sociale. Shumë ndjekës po ngrenë pikëpyetjen nëse gruaja që shfaqet në video është këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku që merr ndihmë për të pastrehët.
Video ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa gruaja identifikohet si ‘Simaku Nolfe’, dhe duket teksa merr pjesë në një iniciativë vullnetare ku dhurohen çanta shpine me ndihma për nënat dhe fëmijët në nevojë.
Lidhur me këto pamje ka reaguar një e afërmja e saj. Donalda Surducku, mjekja kushërirë me Parashqevi Simakun është familjarja e parë që ka hedhur dritë mbi fatin e saj.
Në një mesazh drejtuar Mira Kazhanit ajo tregon betejën me shëndetin, ndarjen nga bashkëshorti dhe pengun e nënës së Parashqevisë që iku nga kjo jetë një vit më parë.
Mesazhi i të afërmes së Parashqevi Simakut:
Pershendetje Zonja Mira,
Une jam familjare e Parashqevise. Ne kemi vite qe i kemi humbur kontaktet. Informacioni i fundit eshte qe ka pesuar nje hemoragji cerebrale dhe si pasoje nuk eshte shume e kthjellet.
Me bashkeshortin eshte ndare prej shume kohesh, por duke qene se ai fitoi kujdestarine mbi djalin e tyre eshte detyruar te vazhdoje jetesen ne Amerike per t’i qendruar prane djalit.
Tezja e mamase sime (mamaja e saj) vdiq totalisht e vetme vjet dhe me lot ne sy per vajzen. Sic ju thashe kontaktet i kemi humbur prej disa vitesh.
Ju falenderojme per kete nisme dhe ndoshta eshte akoma e mundur ta gjejme dhe ndihmojme.