MENU
klinika

Më 17 dhjetor, konferenca e tretë ndërqeveritare

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE!

13.12.2024 - 22:47

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa mësohet se konferenca e tretë ndërqeveritare do të mbahet më 17 dhjetor në Bruksel.

“Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë miratuar Pozicionin e Përbashkët të BE-së për Klasterin 6: Marrëdhëniet e Jashtme, duke hapur rrugën për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare me Shqipërinë më 17 dhjetor. Kjo konferencë, e dyta gjatë presidencës hungareze, pasqyron angazhimin e BE-së për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit për vendet kandidate”, thuhet në reagimin e Presidencës hungareze të BE.

Shqipëria çeli zyrtarisht negociatat për kapitujt e parë me Bashkimin Evropian më 15 tetor, ku u mbajt edhe konferenca e dyte nderqeveritare.

Grupkapitujt e parë që u hapen me 15 tetor, të njohur si “Themeloret”, janë më të rëndësishmit në të gjithë procesin e bisedimeve. Ata hapen në fillim, dhe janë të fundit që mbyllen, duke qenë se prekin tema me peshë që nga gjyqësori dhe të Drejtat themelore, te Drejtësia e Siguria, Prokurimet publike, Statistikat dhe Kontrolli financiar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë do të thotë Konferencë e parë Ndërqeveritare

‘Vrapimi’ i fundit i Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë