Reperi Ledri Vula dhe ish-partnerja e tij, Sara Hoxha, janë bërë sërish bashkë për të festuar ditëlindjen e vajzës së tyre, Poem Blu.
Ish-çifti mjaft i komentuar i showbizz-it shqiptar janë parë së bashku në Tiranë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve në zonën e Bllokut.
Takimi ka nxitur spekulime mbi marrëdhënien aktuale mes tyre, por ka edhe nga ata fansa që shkruajnë se ata janë bërë bashkë për të festuar ditëlindjen e vajzës.
Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, shihet Ledri duke mbajtur Poem Blu në krah, ndërsa Sara, me një buzëqeshje në fytyrë, mban një arush gjigand prej pellushi.
Poem festoi ditëlindjen dy ditë më parë, më 14 dhjetor, dhe në një nga postimet më të veçanta në rrjetet sociale, Ledri e ka shoqëruar fotot me të bijën me fjalët emocionuese: “Rrahjet e zemrës tem me tuat n’sinkron.”
Pas ndarjes, jeta private e Ledrit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, veçanërisht për thashethemet mbi një lidhje të re me Rina Zaiti, megjithatë, reperi ka zgjedhur të mos i komentojë këto zëra.
Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, “Panorama Plus”, zbuloi se Ledri Vula kishte gjetur dashurinë gati një vit pas ndarjes nga blogerja.
Në fotot ekskluzive të Panorama Plus, reperi është kapur mat me vajzën milionere në aeroportin e Vjenës. Dyshja shihen nën shoqërinë e njëri-tjetrit teksa qëndrojnë të ulur në stolat në terminalin e aeroportit.
ledri vula
Çifti u fotografuan së bashku për herë të parë gjatë pushimeve në jug të vendit, teksa po shijonin momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit.
Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit Vulës. Pak kohë para se të zbulohej lidhja me Ledrin, ajo kishte komentuar në postimet e Sara Hoxhës, duke e përshkruar atë si “mama të bukur”.
Konfirmimi i ndarjes
Ledri Vula në një intervistë në “Mirëmëngjes Yje” ka konfirmuar ndarjen nga Sara Hoxha duke ia hedhur asaj fajin për fundin e marrëdhënies. Ai u shpreh se nëse Sara do të kishte qenë më private për jetën e tyre personale, mund të ishin bashkë sot.
“Kur vjen Poi në Prishtinë, s’ka vend për asnjë tjetër, as për vajzë, ndonjë shoqe të Poit po. Nuk e vras mendjen për komentet, kam qejf të lexoj të mirat.
Ndoshta po të kishte qenë Sara më private, sot mund të kishim qenë edhe bashkë nuk i dihet… Nuk i duhet kurrë domethënë,
Në fillimin ishte shumë e vështirë për Poin. Kur ia kemi shpjeguar Poit ndarjen, ka qenë pranuese. Ka thënë: ‘Java ime me mamin, java ime me babin’. Për ndarjen më vjen keq vetëm Poin, për gjë tjetër jo. Tani po rritet me më shumë dashuri”, u shpreh ai.
“Nuk e di, unë vdes për Poin. Do të kisha qejf që Poi të kishte dy motra, edhe djalë. Por për momentin jam mirë me Poin, por nuk i dihet jetës. Gjithmonë ka vend për dashuri, jam i dashur dhe djalë familjar”, u shpreh Ledri Vula,duke lënë të hapur mundësinë e krijimit të një familje të re.
Blogerja Sara Hoxha, pas deklaratave që ish-partneri i saj Ledri Vula bëri, vendosi të fshijë çdo foto që mbante në profilin e saj me reperin.
Disa muaj më parë, Sara Hoxha riktheu foto me ish-partnerin e saj dhe u duk sikur ish-çifti do të ktheheshin sërish bashkë, por duket se gjithçka ka marrë fund mes tyre dhe gjithçka që i lidh është vajza e tyre, Poi.
Kush është partnerja e re e Ledrit
Ledri u kap mat gjatë pushimeve në jug të vendit me të dashurën e tij, e cila quhet Rina Zaiti. Fotoja e fundit tregon çiftin duke shijuar momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit. Duket se Ledri po shijon një kohë të qetë larg zhurmës dhe angazhimeve të karrierës së tij muzikore.
Burime treguan se ata ishin gjatë gjithë kohës shumë afër duke shijuar kohën me njëri-tjetrin. Ndërsa lajmi se Ledri është në një romancë te re dashurie dhe e ka harruar plotësisht Sara Hoxhën bëri xhiron e rrjetit, u zbulua se kush ishte vajza në foton e publikuar nga paparaci. Të gjithë pyesnin për Rina Zaitin, ja disa të dhëna për vajzën e cila i ka ‘vjedhur zemrën’ reperit shqiptar.
Si fillim, Rina është motra e Ron Zaitit. Ron Zaiti është një këngëtar i ri, i cili famën më të madhe e mori në bashkëpunimin me Dafina Zeqirin, “Murder on the dancefloor”. Më pas ai bashkëpunoi me Semi Jaupajn në “All your lovin’”, me DJ Geek në “Ganja”, sërish me Dafinën me “Boma ni tel” e kështu me radhë.
Aktualisht ka vijuar me projektet e tij pasi siç dihet, bashkëpunimeve me Dafinën u erdhi fundi për arsye që nuk u bënë të ditura nga dyshja shkruan ‘Popart.’ Profesioni i Rinës është estetiste thonjsh. Ajo ka një studio me emër ku nuk mungojnë as klientet VIP. Sigurisht, gjatë kohës që vëllai i saj bashkëpunonte ende me Dafinën, artistja ia besonte asaj imazhin.
Dukej se vajzat kishin miqësi shumë të mirë, por më vonë nuk janë parë më bashkë. Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit. Interesant është fakti që vetëm një muaj më parë, Rina kishte komentuar në postimet e Sara Hoxhës, duke e përshkruar atë si “mama të bukur”.
Ky koment ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi lidhja e Rinës me Ledrin është pranuar si e vërtetë nga ndjekësit, duke ngritur pyetje për lidhjen e saj me ish-partneren e reperit. Një tjetër element intrigues është lidhja e Rinës me Dafina Zeqirin, një mikeshë e ngushtë e saj dhe ish-partnere e Ledrit.
Kujtojmë se Dafina kishte pasur një debat publik virtual me Ledrin dhe Sarën kur ata ishin ende bashkë, dhe raportet mes Dafinës dhe Sarës ishin, gjithashtu, të ngarkuara. Megjithatë, edhe pse Sara dhe Dafina ishin mikesha të mirë për një kohë, miqësia e tyre u prish pas zënkës. Aktualisht Rina dhe Dafina nuk ndiqen në rrjete sociale.
Kaq ka mjaftuar që rrjeti të ‘akuzojë’ Rinën si shkaktaren e ndarjes mes Ledrit dhe Sarës, ndonëse çifti ka shumë kohë që është ndarë dhe lidhja e re ka vetëm pak javë që ka nisur.