MENU
klinika

Humbi të ëmën/ “E mora në gji sikur ajo më merrte mua”

Këngëtarja rrëfen momentin më të vështirë të jetës!

16.12.2024 - 16:00

Këngëtarja e njohur Mihrije Braha, teksa ka dhënë një intervistë ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të jetës gjatë këtij viti.

Në shtator këngëtarja humbi mamanë e saj, një hidhërim të cilin ajo nuk e ka kaluar ende.

Ndër kujtimet që ndau me të ëmën, Mihrija rrëfeu dhe amanetin që nëna e saj i kishte lënë duke theksuar se kjo e fundit e kishte ndjerë që vdekjen e kishte afër.

Rrëfimi i plotë:

“Po e ndjente dhe fliste bile. Në njërën prej ditëve më tha që të ecnim pak, dolëm tek ballkoni. Kur dolëm tek dera e dhomës dhe në tha “kur të vdes unë, këtu ke për të vendosur një karrige dhe kur të vijnë gratë këtu kanë për t’u ulur për të shprehur ngushëllime”, m’u duk sikur më ra një bombë në kokë. E di që i kam thënë që ka kohë për atë pjesë, por në momentin që ajo dha frymën e fundit gjënë e parë që kam bërë, kam shkuar kam marrë një karrige dhe e kam vendosur aty. Aty ku më ka thënë, aty e kam vendosur karrigen. Ka qenë shumë e vështirë, ka pasur netë të tëra pa gjumë kur ajo, fliste me nënën e vet. Thërriste vëllezërit e vet që i kanë vdekur kohë më parë. Ka pasur momente që mua më jepte ndjesinë sikur po e përkëdhelte dikë, sikur po e ledhatonte dikë dhe për shumë netë kam fjetur me nënën. Unë e kam marrë në gji nënën, sikur nëna më ka marrë në gji mua kur kam qenë e vogël. E kujtoj herë pas here frymëmarrjen e saj tek gjoksi im. Atë muaj që unë kam qëndruar pranë saj nuk ka çmim që mundte ta paguajë, për vlerën e madhe,” tha Mihrija për emisionin “Rudina”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtarja shqiptare zbulon arsyen

Mihrije Braha qenka dënuar me një vit burg

Fejesa e djalit u bë “mollë sherri”

Mihrije Braha kërkon përballje me Remzie Osmanin