MENU
klinika

Klodiana Lala: Kanë dyshime!

Letra e prindërve të Martin Canit për Ambasadën e SHBA dhe institucionet shqiptare

17.12.2024 - 22:38

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar letrën e prindërve të Martin Canit për ambasadën e SHBA dhe institucionet shqiptare, duke thënë se kërkojnë monitorim të procesit hetimor, pasi kanë dyshime se ngjarja mund të manipulohet.

Në studion e emisionit ‘Open’ në News24, Lala tha gjithashtu se pika e parë që Engjëll dhe Florina Cani ngrenë në letrën e tyre është që institucionet që kishin për detyrë garantimin e jetës së fëmijës së tyre në shkollë., të marrin përgjegjësi.

Lala: Letra ishte shpërndarë përveç Ambasadës Amerikane, i ishte dërguar dhe për dijeni për disa institucione të tjera. U ndjeva e surprizuar sepse nuk kisha dijeni që ishin bërë këto lëvizje. Engjëll Cani ka kërkuar gjithë kohës drejtësi, përgjegjësi nga institucionet. Ka të drejtën e tij legjitime për të kërkuar drejtësi.

Unë e disponoj letrën e firmosur. Pika e parë që Engjëll dhe Florina Cani ngrenë është që institucionet që kishin për detyrë garantimin e jetës së fëmijës së tyre në shkollë, nuk kanë marrë asnjë përgjegjësi. Një institucion që duhet të marrë përgjegjësi është shkolla.

Familjarët e të ndjerit Martin Cani kërkojnë reflektim nga institucionet dhe dorëheqje. Kërkojnë ndihmën e diplomates amerikane t’i mbështesë dhe të monitorojnë procesin hetimor, pasi ngrenë dyshime se ngjarja mund të manipulohet.

Ne nuk hymë dot në lëkurën e tyre, pavarësisht se e ndjejmë dhimbjen e tyre. Shpirti i tyre është të ndjesh humbjen e djalit.

Jam e dyzuar kur flas për ngjarjen. Bëhet një muaj nga ngjarja. Është lajmëruar një protestë që do mbahet në orën që është vrarë Martin Cani. Kam një thirrje për kolegë dhe personat që kanë prova. Thirrja për institucionet është të bëjnë drejtësi, ta hetojnë ngjarjen të plotë dhe të nxjerrin para përgjegjësisë autorët. Gazetarët duhet të jenë të kujdesshëm kur trajtojnë ngjarje të tilla. Nëse kanë prova, ti tregojnë, përndryshe të heshtin.

Nuk ka autor të dytë, por jo pjesëmarrës. Fakti që janë të pranishëm nuk do të thotë se janë fajtorë. Policia e shtetit tregoi arrogancë, tregoi gjuhë të papërshtatshme, që ndezi gjakrat dhe shkaktoi debat.

Komunikatat ishin të papranueshme. Të thuash se ka tentativë për të manipuluar, duhet të kesh prova.

LETRA E PLOTE DREJTUAR AMBASADËS SË SHBA

Ne që po ju drejtohemi juve, jemi Angel dhe Florina Cani, prindërit e djaloshit 14-vjecar Martin Cani, që prej 3 javësh mungon në vatrën tonë familjare, pasi u vra në kohën kur ne besonim që e kishim të sigurtë në shkollë, institucion që administrohet nga shteti shqiptar.

Ka mbi dy javë që po përjetojmë si një vrasje të dytë të Martinit, papërgjegjshmërinë e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, për faktin që askush prej tyre nuk po merr përgjegjësi e të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre që më shkaktuar humbjen e djalit. Dhe më e pabesueshme dhe e pafalshmja është që po na vrasin dhe neve si prindër si dhe Henrin, vëllain e Martinit me tentativën për të tjetërsuar e manipuluar, duke mos e zbardhur ngjarjen qëllimisht, vetëm e vetëm për të shpëtuar fajtorët, të cilët ndryshe nga Martini jetojnë mbi Dhe.

E them këtë nisur nga informacionet që njerëzit përkrah meje kanë. Diskutimet dhe debatet që po bëhen nëpër studio televizive nga gazetarë të kronikës, prokurorë, avokatë, dhe ish-punonjës policie. Si dhe i frikësohemi edhe mënyrës sesi ka ndodhur në tragjedi të tjera ku autorët i kanë ndihmuar t’i shpëtojnë ndëshkimit.

Zonja Nancy!

Kam besim te ju si nëna e një djalit të mrekullueshëm dhe si përfaqësuesja e një Kombi që ka të shenjtë drejtësinë.

Ju lutem më ndihmoni duke ndjekur me seriozitet sjelljen dhe veprimet e institucioneve ligjzbatuese shqiptare që të zbardhin ngjarjen plotësisht, e të vënë para drejtësisë, të gjithë ata që janë përfshirë në krim të drejtpërdrejtë dhe ata që janë në mbrojtje të krimit.

Ne e dimë që Martini nuk kthehet më në këtë jetë mes nesh, por të paktën drejtësia mbi ata që më vranë dhe po më rivrasin djalin, do na japë mundësinë të jemi më të qetë e të fokusohemi te Henri, vëllai i Martinit, i cili nuk e di që Martini, nuk e sheh më, nuk e puth më, e nuk fle me të, si deri para 3 javësh.

Kam besim te Ju.

Me respekt e dhimbje në Shpirt,

Angel e Florina Cani

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Shumica e shqiptarëve merren me thashetheme”

Analisti Lubonja: Parashqevi Simaku nuk ishte ikonë

“Kam forcën magnetike të ariut Silva…”

Kryeministri Rama batuta me ushtarakët shqiptarë në NATO

"Me mikun e veçantë dhe mbështetësin e paepur të Shqipërisë"

Kryeministri Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO në Bruksel

Vrasja e Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli”

Gjykata e Apelit lë në burg 14-vjeçarin M. Perlleshaj