MENU
klinika

“Mali i Zi, më i përparuari në procesin e anëtarësimit“

Samiti BE-Ballkani Perëndimor! DW: Vetëm pas disa vitesh mund të mendohet arritja e zgjerimit!

18.12.2024 - 10:00

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendeve të Bashkimit Europian (BE) këtë të mërkurë (18.12.2024) takohen në Bruksel me kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendeve të Bashkimit Europian takohen në Bruksel me kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Tema të samitit ndër të tjera do të jenë çështjet që kanë të bëjnë me perspektivën europiane të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Parimisht BE do t’i afrojë më shumë të gjashtë vendet e këtij rajoni dhe t’i inkurarojë ata të shtojnë përpjekjet për reformat, të cilat kurorëzohen dikur me anëtarësimin në BE.

Intensifikim i dinamikës së partneritetit strategjik

Takimi do të krijojë mundësinë për të intensifikuar dinamikën e partneritetit strategjik të BE-së me Ballkanin Perëndimor, thuhet nga BE në prag të samitit.

Në këtë samit do të jetë temë edhe bashkëpunimi lidhur me menaxhimin e migracionit si dhe luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar.

Ndërkohë në Bruksel si më i përparuar në procesin e antarësimit konsiderohet Mali i Zi. Megjithatë vetëm pas disa vitesh mund të mendohet arritja e zgjerimit të BE-së.

Me Malin e Zi dhe Serbinë BE-ja negocion që nga viti 2012 përkatësisht 2014. Procesi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka nisur në vitin 2022. Bosnje-Hercegovina ka statusin e vendit kandidat, por deri tani nuk ka nisur negociatat. Kosova është një vend potencial për të qenë kandidat për antarësim.

I ftuar edhe presidenti ukrainas

Në mbyllje të takimit me Ballkanin Perëndimor në Bruksel, sipas agjencisë gjermane të lajmeve (DPA) kancelari Olaf Scholz dhe disa kryetarët të tjerë shtetesh e qeverisë bashkë me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duan të bisedojnë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj. Të enjten (19.12.2024) do të zhvillohet edhe samiti i rregullt i fundivitit i vendeve të BE-së./DW

“Municionet ‘Made in Kosova’, një ambicie ende e largët”

Marrëveshja me Turqinë për ndërtimin e fabrikës mbahet sekret!

Sa pensionistë do të përfitojnë në Tiranë

Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

"Ka patur përplasje në sallë! Të pandehurit u larguan nga salla kur…"

Dëshmia ne Nuredin Dumanit në gjykatë, gazetarja Lala zbardh detaje

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB