Mjeku Vanion Cinari ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, një ditë pas aksidentit të rëndë tek rrethrrotullimi i Saukut në Tiranë.
Mjeku Vanion Çinari, specializant në reanimacion e QSUT, u dërgua tek Trauma në gjendje të rëndë dhe nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra.
“Dite e trishte per shoket, koleget, profesoret dhe gjithe personelin e QSUT.Me hidherim te thelle njoftojme se u nda nga ne nje model korrektese dhe miresie, Vanion Çinari, specializanti i Sherbimit te Anestezi-Reanimacionit!
Ngushellime te ndjera familjareve,miqve dhe shokeve te Vanionit! U prehsh ne paqe mik dhe koleg i shtrenjte!”, ka reaguar në një postim Shoqata e Anestezisteve & Reanimatoreve te Shqiperise.
Në aksidentin e trefishtë, që ndodhi mbrëmjen e së martës (17 Dhjetor), mbeti e plagosur edhe një vajzë.
Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e aksidentit tragjik, që i mori jetën mjekut Vanion Çinari.