MENU
klinika

Balluku: Punësohen 1 mijë persona

Vorë-Hani i Hotit për dy orë! Hapet gara për linjën hekurudhore

18.12.2024 - 12:40

Hapet gara ndërkombëtare që do të përcaktojë firmën fituese për linjën hekurudhore Vorë- Hani i Hotit. Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dhënë detaje mbi këtë hekurudhë, duke bërë me dije se do kjo linjë prej 12o kilometrash, parashikohet të përshkohet për 2 orë mesatarisht.

Ministrja shtoi se shpejtësia e kësaj linje parashikohet të jetë 120 km/h, ndërsa sipas studimit të fizibilitetit, parashikohet që gjatë fazës së ndërtimit të kësaj hekurudhe, të punësohen 1 mijë persona.

Balluku e konsideroi ndërtimin e kësaj linje hekurudhore si një tjetër gur kilometrik të infrastrukturës shqiptare.

“Gur kilometrik i infrastrukturës shqiptare. Një nga mjetet e transportit të konsideruar më të rëndësishëm për politikate BE-së duke pasur parasysh impaktin e madh që ka në zhvillimin ekonomiko-social të një vendi, sidomos ato të Ballkanit Perëndimor.

Kjo hekurudhë ka një domethënie të madhe, sot çelim garën ndërkombëtare të hekurudhën Vorë-Hani i Hotit, një hekurudhë që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, një vend me të cili ndajmë histori, tradita të përbashkëta dhe aspiratën e madhe për tu bërë sa më parë anëtarë të BE.

Baza e një transporti të përbashkët që ndërlidh jo vetëm Ballkanin Perëndimor, por e bën Shqipërinë pjesë të korridoreve paneuropiane.

Linjë hekurudhore prej 120 km që nis nga Vora dhe përfundon në Han të Hotit. Parashikohet që të ndërtohen apo rikosntruktohen 12 stacione. Kjo hekurudhë ka 12 ura dhe ka dhe një tunel të vendosur në zonën e Lezhës 320 metra. Shpejtësia e kësaj linje parashikohet 120km/h.

Ka një parashikim në studimin e fizibilitetit që zbulon se është një rrugë hekurudhore që do përshkohet për 2 orë mesatarisht dhe do ketë fluks vjetor 2.3 mln pasagjerëve ose 900 mijë ton ngarkesa mallrash në vit.

Në fazën e ndërtimit të kësaj hekurudhe parashikohet të angazhohen për të punësuar 1 mijë persona ndërsa në fazën e operimit numri i punonjësve vetëm në këtë linjë parashikohet të jetë 100 persona”, deklaroi ministrja në fjalën e saj.

Arsyet që e bëjnë metropolin financiar të globit

New Yorku shpallet qyteti më i pasur në botë

Sa pensionistë do të përfitojnë në Tiranë

Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Kontratat zhvendosen në destinacione më të lira

Analiza: Fillon falimentimi i fasonit në Shqipëri!