MENU
klinika

Si e priti Justin Bieber lajmin!

Fundi i një epoke! Selena Gomez u fejua me kolegun e saj

18.12.2024 - 16:00

Javën e kaluar u bë i ditur lajmi se këngëtares së njohur Selena Gomez i propozoi për martesë producenti Benny Blanco me të cilin prej kohësh ajo është në një romancë.

Mirëpo lidhur me ketë ngjarje burimet thonë se ka komentuar dhe Justin Bieber, me të cilin Selena ka pasur një marrëdhënie dashurie disavjeëare, shkruan Daily Mail.

Burimet thonë se edhe pse Justin është i lumtur me partneren e tij Hailey dhe djalin e sapolindur, përsëri është ndjerë i lënduar dhe se fejesa e këngëtares shënon “fundin e një epoke.”

“Justin është i martuar me një fëmijë, të gjithë e dimë këtë, por kur dëgjoi se Selena ishte fejuar, kjo e shqetësoi për një moment, sepse edhe pse ata nuk do të jenë më kurrë miq, nuk do të takohen më, zyrtarisht ky është fundi i një epoke,” shpjegon ai.

Romanca mes dyshes filloi kur Bieber i dedikoi Selenës këngën “One Less Lonely Girl” gjatë natës së Vitit të Ri të Dick Clark në vitin 2009. Dyshja mohuan lidhjen gjatë gjithë vitit 2010 ku dhe këngëtarja i referohej Bieberit si vëllai i saj i vogël.

Më vonë vit ata filluan të merrnin pjesë së bashku në ngjarjet e tapetit të kuq dhe vazhduan të takoheshin deri në prill 2014, derisa Gomez dyshohet se gjeti mesazhe dhe foto nga Kylie Jenner në telefonin e yllit të popit.

Situatë kjo e cila thuhet se e coi dyshen në një ndarje. Muaj më vonë ata u rikthyen bashkë, megjithatë ribashkimi nuk zgjati shumë dhe të dy u ndanë sërish në tetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nisur nga teoria virale për Dafinën dhe Ledrin

Pse fansat magjepsen me çiftet, edhe pas ndarjes


Arsyet që e bëjnë metropolin financiar të globit

New Yorku shpallet qyteti më i pasur në botë

Ku do ta shohim ish-finalisten e BBV

Heidi Baçi i rikthehet sërish televizonit!

"Çfarë pune do t’u mbetet njerëzve"

Aktorja e njohur kundër inteligjencës artificiale