MENU
klinika

Po rrezikoni shëndetin e fëmijëve tuaj

Shmangni ngrohjen e këtyre ushqimeve

18.12.2024 - 18:20

Ka ushqime që më së miri konsumohen vetëm të sapopërgatitura, pasi ringrohja mund të dëmtojë rëndë shëndetin. Perimet, ashtu si karotat, përmbajnë nitrate, të cilat në vetvete nuk janë të dëmshme, por kur ngrohen përsëri kthehen në produktin përfundimtar: nitrozaminat, të cilat janë kancerogjene. Fëmijët e vegjël janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj këtyre ndryshimeve në ushqim, kështu që nuk rekomandohet të ngrohni supën apo karrotat e ziera për ta. Kur ngrohni supën ose lëngun, hiqni perimet dhe ngrohni vetëm lëngun.

Pula është një burim i pasur proteinash, por ringrohja shkakton një ndryshim në përbërjen e proteinave, gjë që mund të shihet në cilësi. Ushqimi i pasur me proteina mund të shkaktojë probleme me tretjen kur nxehet, sepse proteina denatyrohet gjatë gatimit. Pula e ftohtë e mbetur mund të përdoret për sallata ose sanduiçe. Spinaqi është shumë ushqyes, por ringrohja duhet shmangur. Nuk duhet ngrohur sepse përmban shumë nitrate, të cilat kur nxehen kthehen në nitrite kancerogjene.
Panxhari është gjithashtu i pasur me nitrate dhe si spinaqi, nuk ka nevojë të ngrohet. Është më mirë ta hani të ftohtë. Është më mirë të shmangni ringrohjen në furrë me mikrovalë. Orizi i papjekur përmban spore bakteriale dhe ringrohja nuk do t’i vrasë këto baktere, të cilat mund të jenë toksike dhe mund të shkaktojnë të vjella dhe diarre. Duhet të shmangni rinxehjen e vezëve të ziera ose të fërguara. Proteinat në vezë shkatërrohen kur ato ri-ekspozohen ndaj nxehtësisë.

Ndërkaq, për shumë prindër, dilema më e madhe në lidhje me ushqimet e shëndetshme për fëmijët e tyre dhe një dietë të pasur ushqimore përbëjnë një nga problemet më të qenësishme. Sipas revistës britanike Hello, hulumtimet e reja nga Infant & Toddler Forum (ITF) tregojnë se 80% e prindërve me fëmijë nën moshën pesë vjeçare njohin grupet kryesore ushqimore që formojnë një dietë të ekuilibruar për të vegjlit, por më shumë se një e treta (35%) shqetësohen se nuk i japin fëmijëve të tyre ekuilibrin e duhur ushqimor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN