MENU
klinika

“Lidhja e Shqipërisë me BE, e pandashme”

Kryeministri Rama takon Kaja Kallas në Bruksel: Kemi kaluar një rrugë të gjatë!

18.12.2024 - 12:47

Kryeministri Edi Rama pas nënshkrimit të marrëveshjes të Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes me BE ka mbajtur një konferencë shkurt së bashku me Përfaqësuesen e lartë të BE, Kaja Kallas. Në fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare tha se lidhjet e vendit tonë me Evropën janë të pandashme.

Rama falenderoi te gjitha ata qe ne emer te BE kane shtyrë përpara axhenden e ribashkimit te plote te Evropes.

“Është një ditë e gjatë dhe ditë e rëndësishme për ne sepse kemi edhe samitin vjetor me BE. Ndërkohë u zgjuam me ndjesë të këndshme sepse kemi hapur një tjetër grup kapitujsh. Është një moment shumë i mirë, por dua të shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju uruar për këtë emërim. Ndihemi të privilegjuar sepse kemi kaluar një rrugë të gjatë. E dini çfarë do të thotë të lindësh dhe të rritesh në diktaturë, pastaj të luftosh për lirinë, më pas të luftosh për të ndërtuar demokracinë dhe zhvilluar shoqërinë.

Kjo marrëveshje është e rëndësishme, sepse është një shenjë që lidhja jonë është e pandashme dhe që duhet të bëjmë më të mirën për ta forcuar cdo ditë e më shumë.

Shpreh falënderimet për BE, për të gjithë ata që ne emër të BE po punojnë për të shtyrë përpara këtë axhendë të ribashkimit të plotë të Evropës”, tha Rama.

Nga ana e saj Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas tha se shqipëria do të jetë pjesë e të gjitha këtyre tavolinave të rëndësishme ku do të diskutojmë për sigurinë dhe mbrojtjen e Europës.

“I dashur Edi, te dashur ministra! Është një kënaqësi e veçantë të zhvillojmë këtë ceremoni nënshkrimi sot. Eshtë vërtet e shkëlqyer të fillojmë këtë samit të Ballkanit Perëndimor me këtë ceremoni nënshkrimi.

Ne tashmë i kemi mbështetur forcat e armatosura të Shqipërisë drejtpërdrejt dhe të dyja palët tona dëshirojmë të bëjmë më shumë, kështu që kjo marrëveshje tregon se ne do të bëjmë më shumë së bashku.

Tregon qartë investim në sigurinë tonë të përbashkët. Tregon që Shqipëria do të jetë pjesë e të gjitha këtyre tavolinave të rëndësishme ku do të diskutojmë për sigurinë dhe mbrojtjen e Europës. Na lejon gjithashtu të zgjerojmë bashkëpunimin tonë, si në Europë, ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në procesin e anëtarësimit. Jam e lumtur që do të diskutojmë këtë dhe më tej në takimet e ditës së sotme. Kështu që mirë se vini dhe mezi pres për bashkëpunimin tonë të ardhshëm”, tha zyrtarja e larte e BE.

“Municionet ‘Made in Kosova’, një ambicie ende e largët”

Marrëveshja me Turqinë për ndërtimin e fabrikës mbahet sekret!

Sa pensionistë do të përfitojnë në Tiranë

Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

"Ka patur përplasje në sallë! Të pandehurit u larguan nga salla kur…"

Dëshmia ne Nuredin Dumanit në gjykatë, gazetarja Lala zbardh detaje

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB