MENU
klinika

Kërkesë GJKKO për gjykim

SPAK mbyll hetimet për ish kryeprokurorin e Vlorës

18.12.2024 - 12:57

SPAK mbyll hetimet për ish kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaccme i ka komunikuar akuzën Zarkës dhe ish-oficeren e policisë gjyqësore Erjona Daupaj, e cila ndodhet në kërkim, përmes avokatit të saj.

Akuza iu komunikua edhe avokatit Radovan Ccela.

Kujtojmë se SPAK ra në gjurmët e kryeprokurorit Zarka nisur nga komunikimet në SKY ECC dhe Enchro Chat, ku u mësua se vetëm prokurori ka pasur 4 kode, me të cilat komunikonte.

Sipas njoftimit të SPAK u bë e ditur se ndaj kreut të Prokurorisë së Vlorës u caktua masa e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim (iii)“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Aurel Zarka u arrestua më 29 korrik ndërsa tre personat për të cilët u lëshua masa e sigurisë “arrest me burg”, ish-oficerja e policisë gjyqësore Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi (kushëri i Elvis Vladit i dënuar për 3.4 mln euro të gjetura në makinën Toyota Yaris) janë shpallur në kërkim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në pranga edhe një ish-oficere gjyqësore dhe një avokat

Arrestohet me urdhër të SPAK Kryeprokurori i Vlorës!


Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë

Probleme me energjinë elektrike

OSHEE lë në terr 400 familje në Gjirokastër

Rama ndan pamjet e atmosferës festive

Saranda ndez dritat e festave!