MENU
klinika

Falja e gjobave

Sa është fatura ekonomike dhe kategoria që përfiton

19.12.2024 - 13:00

Deputetja e mazhorancës, Pranvera Resulaj e ftuar në studion e RTSH-24 deklaroi se, nisma e qeverisë për falja e gjobave për ndërtimet në zonat rurale, synon faljen e masave administrative të paekzekutuara, të vendosura nga data 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024.

Projekti-Ligji ka si qëllim faljen e gjobave vetëm për ndërtimet pa leje për qëllime strehimi në zonat rurale dhe jo në ato urbane, të vendosura nga Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit.

Për deputeten Resulaj, momenti i diskutimit nuk ka qëllime elektorale por qeveria, me propozues fillestar deputetin Erjon Bracce, prej dy vitesh është duke punuar me këtë projekt-ligj.

“Bëhet fjalë për një draft-ligj të propozuar për anulimin e masave administrative të marra për të gjitha shkeljet për ndërtim për qëllime banimi në zonat rurale. Është shumë e rëndësishme që ta theksojmë objektin e projektligjit por për shkak të fluksit të madh të projekt-ligjeve mazhoranca ka zgjedhur këtë moment për ta futur në rendin e ditës. Iniciativa për këtë nismë ka ardhur të paktën dy vite më parë ku nismëtarët punojnë mbi këtë çështje por paralelisht kanë pasur dhe nisma të tjera. Nuk është rezervuar një moment i veçantë por në intensitetin e lartë të vendimeve që merr Kuvendi, vjen moment i duhur për ta trajtuar një projekt-ligj”.

Deputetja socialiste ka një përgjigje dhe për akuzat që vijnë nga opozita që ky propozim ka prapavijë politikë, ku Resuli argumenton se- “është në të drejtën e saj ta trajtojë çdo vendim të mazhorancës si me prapavijë politike por në fakt dhe vet qëndrimet që mban opozita kundrejt mazhorancës janë vetëm elektorale”.

Ndaj thekson Resulaj, se “nuk është një projekt-ligj që vjen për qëllime elektorale për vetë faktin që çdo dy vite ne kemi proces zgjedhor në Shqipëri. Por hartimi, konceptimi, draftimi i një projekt-ligji nuk bëhet në një mënyrën të menjëhershme por do kohën e vetë. Ndaj kjo s’do të thotë që ne çdo dy vite, kemi proces zgjedhor dhe të gjitha propozimet dhe vendimet e mazhorancës bëhen për efekt elektoral. Nga ana tjetër, ky mund të jetë dhe një risk që mazhoranca mund të marri mbështetjen e një kategorie e cila ka përfitime nga këto propozimet e mazhorancës por ndërkohë humbet përkrahjen e një tjetër kategorie e cila e ndjen veten të përjashtuar për shkelje të tjera administrative”.

Ndër të tjera deputetja e PS-së, Pranvera Resulaj argumentoi se nuk ka asnjë provë që të provojë që të gjithë përfituesit nga ky propozim i mazhorancës janë mbështetës të qeverisë.

“Këto janë masa për të gjithë qytetarët dhe nuk ka asnjë ndasi në këtë iniciativë të mazhorancës.

E pyetur se, a mund të jetë ky projekt-ligj një padrejtësi për atë kategori shoqërore që këto penalitetet i kanë paguar në kohë, Resulaj tha se “ çdo propozim për një “ligj falje” e mbart me vetë edhe perceptimin e diskriminimit.

“Por i referohemi faktit që arsyet e vërteta pse e kemi propozuar këtë nismë është sepse vijmë pas masave të shtrënguara përsa i përket ndërhyrjes në ndërtimet në banesa dhe kjo ka ardhur për shkak të ndërtimeve pa leje në Shqipëri. Janë mbi 400 mijë ndërtime për një periudhë të gjatë kohore dhe kjo solli atë procesin tjetër që njihet si procesi i legalizimit dhe i shtyrë disa herë për shkak të ndërhyrjeve të shumta pa leje. ndaj ashpërsimi i masave i detyruar për të frenuar këtë masivitet ndërtimesh pa leje.

Në bazë të llogaritje së bërë, vlera totale e faljes së gjobave kap një shifër prej 2.5 miliard leke.

“Kjo ka qenë dhe një nga arsyet e masës së gjobës, dispopropocionaliteti i vendosur duhet të ruaj parimin kushtetues që është propocionaliteti. Për shkak të nevojës për të frenuar këtë masivitet ndërtimesh dhe u ashpërsua dhe masa e penelitetit, duke shkuar deri në një milion lekë gjoba. Janë diku nga 2800 deri në 3000 masa administrative që përbëjnë një numër të konsiderueshme rastesh që mund të përfitojnë. Nuk është dëme ekonomik kjo falje ndaj është shumë e nevojshme të theksojmë që këto janë gjoba të pa ekzekutuara.