Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja tragjike në Tiranë, ku dy persona humbën jetën si pasoje e rrjedhjes së gazit.
Dyshohet se rrjedhja e gazit është shkaktuar nga bombola e ngrohjes.
Pronari i banesës, Altin Maksuti jetonte në Greqi dhe kishte shkuar së bashku me të afërmin e tij Vladimir Bengun për të kryer disa riparime në banesë.
Të dy janë gjetur në banesë nga familjarët që kanë njoftuar policinë pasi ata nuk iu përgjigjeshin në telefon.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.