MENU
klinika

Deklarata

Cakaj ‘i mbyll’ gojën Haradinaj: Metën e kam mik

11.01.2019 - 15:35

Kryeministri Ramush Haradinaj ka refuzuar që të përfshihet në debatin në distancë që shkaktoi mosdekretimi i Gent Cakajt nga presidenti Ilir Meta në postin e ministrit të Jashtëm.

“Unë e dua Shqipërinë pa kushte dhe e kam shumë mik Ilir Metën. Por me komentua një vendim të tillë jo”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se dje Meta refuzoi dekretimin e Cakajt, me pretendimin se nuk i plotëson të gjitha kushtet për të qenë në postin e ministrit.

Presidenti dha si arsyetim mungesën e përvojës si dhe i quajti të rrezikshme dhe destruktive deklaratat e Cakajt pro korrigjimit të kufijve të Kosovës.

Meta tha se qëndrimet e tilla bien ndesh me ato që ka shteti i Shqipërisë.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi