MENU
klinika

Konventa e LSI-së

Kryemadhi kërkon protesta për interesin kombëtar

12.01.2019 - 13:11

Nga Konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja Monika Kryemadhi bëri thirrje për protesta. Kryemadhi u shpreh se shqiptarët duhet të ngrihen në protesta, kundër krimit të organizuar që ka pushtuar vendin.

“Ne duam të jemi për ato vajza që janë bërë lodra për krimin, që të jenë me integritet dhe besim. Duhet të luftojmë për djemtë tanë që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Ne duhet të luftojmë për ato burra dhe djem që krimi ka zaptuar dhe trupat e të cilëve nuk gjenden.

Ne e duam Shqipërinë, ashtu siç duam familjen. Ne jemi sot për të gjithë Shqipërisë. ne jemi një popull që ka një zemër të madhe dhe luftëtare. Ne jemi popull që dimë të luftojmë, jemi një popull që kemi mbijetuar përballë mijëra pushtimeve. Jemi një popull që askush nuk mund të na përdhosi.

kryemadhi-konica.al

Fundi i tij ka qenë i frikshëm dhe i dhimbshëm. Ne kemi një mision i cili është i qartë të kthejmë shqiptarët në Shqipëri, të ndërtojmë Shqipërinë europine. Të gjithë së bashku të besojnë në Zot, që të kemi një Shqipëri sic e meritojmë. Zoti qoftë me ju. Zoti na dhëntë forcë që të përballemi me këtë të keqe të madhe.

Grupit Parlamentar të LSI na del një detyrë e madhe, detyra për të miratuar dhe për të vënë në vend rezolutën e miratuar. Ne zotohemi që angazhimi ynë të mos ndalet në asnjë moment për ta çliruar Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe. Do jemi në kontakt se ky është fundi i Rilindjes së krimit”, tha Kryemadhi.

“Lëvizja Socialiste për Integrim i jep dorën çdo socialisti, demokrati, ballisti dhe komunisti, pa parti”. Kështu deklaroi nga Konventa e LSI-së Monika Kryemadhi.

Gjatë fjalës së saj në podium përpara anëtarëve të LSI-së Kryemadhi deklaroi se sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë për besim dhe për lëvizje.

“Shtëpia e shqiptarëve është Shqipëria. Për të ndërtuar integritetin e vendit tonë, ky është misioni i të rinjve dhe të rejave. Ky është misioni jonë dhe i nënave shqiptare për të zgjuar atdhedashurinë tek vendi ynë. E ardhmja e Shqipërisë janë ata studentë, ata të rinj. Shqipëria është ajo që kemi më shumë nevojë.

Sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë për besim, për lëvizje. Ashtu siç kemi dhe emrin, LSI. Le të kthehemi Lëvizja Socialiste për Integritet. I japim dorën çdo socialisti dhe demokrati, ballisti dhe komunisti, pa parti. Ky uzurpim ka një rrugë për ta ndaluar, bashkimi në rrëzimin e tij.

Ne do të marrin përsipër çdo sfidë. Në emër të atyre djemve dhe vajzave, unë besoj se Shqipëria ka të ardhme. I lutem Zotit për mëkatet tona, ndaj kësaj të keqe që na ka pushtuar”, tha Kryemadhi.