MENU
klinika

Detajet

Helikopteri niset drejt Thethit për evakuimin e 8 mësuesve

13.01.2019 - 11:01

Ministria e Mbrojtjes bën me dijë se një helikopter Cougar i Forcës Ajrore është nisur drejt Thethit e Shalës për evakuimin e 8 mësuesve të bllokuar në atë zonë.

Sipas kësaj ministrie, me gjithë përpjekjet e shumta, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur.

Kërkesa për ndërhyrje nga ajri është bërë nga prefekti i Shkodrës.

Mësuesit ndodhen të bllokuar në Dukagjin për shkak të rënies së sasive të mëdha të dëborës.