Merr fund aleanca mes dy partive SYRIZA dhe ANEL.
Ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos në qeverinë e Aleksis Tsipras ka dhënë dorëheqjen për cështjen e Maqedonisë.
Emri i ri i Maqedonisë është arsyeja pse Kammenos ikën nga qeveria.
Dy ditë më parë Maqedonia votoi zyrtarisht emrin e ri dhe tashmë njihet me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut.
Pas takimit në rezidencën Maximos, në një deklaratë për shtyp Kammenos tha se pati një bisedë të gjatë me kryeministrin.
“Patëm një bashkëpunim që zgjati plot 4 vite në një qeveri për unitet kombëtar. Ne arritëm shumë sëbashku. Falenderova kryeministrin. Në çështje kombëtare, bashkëpunimi nuk mund të vazhdojë. ANEL tërhiqet nga qeveria,” tha ai.