Në listën me 54 kriminelët më të kërkuar në Europë është dhe 50-vjeçari shqiptar Gani Burreli.
Ai kërkohet nga autoritetet e Qipros, pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e trefishtë të ndodhur më 23 Qershor të 2016-s, ku sëbashku me një bashkëpunëtor u fut në një restorant në Ayia Napa dhe hapi zjarr.
Të maskuar dhe të armatosur me pistoleta e armë automatike, ata hapën zjarr dhe vranë një biznesmen, një oficer policie dhe bashkëshorten e tij.
Në kohën e krimit, në restorant ndodheshin edhe fëmijët e mitur të policit.
Nga ngjarja mbeti i plagosur rëndë një tjetër polic, megjithatë ai arriti të vriste bashkëpunëtorin.
Burreli besohet se u largua nga vendngjarja me një makinë që u gjet më vonë e djegur. Ai dyshohet gjithashtu se është i përshirë në disa vrasje të tjera në Ayia Napa, si pjesë e një bande kriminale shqiptare.