MENU
klinika

Njoftimi

Rama-studentëve: Nga nesër pranë universiteteve do të…

13.01.2019 - 14:26

Nëpërmjet një statusi në Twitter, kryeministri Edi Rama deklaron se nga nesër përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit do të vendosen pranë sekretariateve të Universiteteve.

Kjo gjë sipas kryeministrit do të bëhet për të asistuar studentët që duan shpjegime lidhur me VKM mbi tarifat dhe bursat brenda janarit.

“Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit #MeStudentët?”, shkruan Rama në “Twitter”.