MENU
klinika

Dëmet nga mjetet e pasiguruara

Fondi i kompensimit për 2019, 4.5 milionë euro

13.01.2019 - 14:12

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar fondin e kompensimit për vitin 2019. Ky fond të ketë ketë një vlerë minimale prej 566 milionë lekësh ose 4.5 milionë eurosh. Megjithatë, fondi mund të rritet sërish gjatë vitit 2019, në varësi të ecurisë së dëmeve të reja që do të krijohen. Fondi i kompensimit do të ndahet në tre pjesë, në varësi të periudhës kur janë krijuar dëmet që duhen paguar.

Për dëmet që i takojnë periudhës deri në 31 dhjetor 2013, vlera e fondit të kompensimit do të jetë 218 milionë lekë. Për dëmet nga 1 janari 2014 deri në 31 dhjetor 2018, vlera e fondit të kompensimit është rreth 249 milionë lekë. Ndërsa për dëmet e reja që do të krijohen gjatë vitit 2019, fondi i kompensimit parashikon 100 milionë lekë.

Fondi i kompensimit të Byrosë së Sigurimeve ka detyrimin për të paguar dëmet e shkaktuara nga mjetet e pasiguruara. Shoqëritë e sigurimit, të cilat ushtrojnë veprimtari në sigurimin e detyrueshëm motorik, janë të detyruara të kontribuojnë çdo vit financiarisht në fondin e kompensimit, në përpjestim të drejtë, me primet bruto të shkruara në këto lloj sigurimesh, në vitin paraardhës.

Mosfunksionimi i Fondit të Kompensimit ka qenë një plagë për tregun e sigurimeve prej afro 15 vjetësh. Vetëm në dy vitet e fundit, nën presionin e Komisionit Kuvendor të Ekonomisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare po arrin disa rezultate në shlyerjen e detyrimeve të bartura për vite me radhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Siguruesit "rrudhin dorën"

Pagesat e dëmeve ulen me 11%

Odiseja e Fondit të Kompensimit

1.6 miliardë lekë dëme për t’u paguar