MENU
klinika

Ndër urat më të vjetra në vend...

Foto e rrallë/ Ura e Goricës, e shkatërroi lumi apo lufta?

13.01.2019 - 16:32

Ura e Goricës, njëkohësisht edhe një monument kulture dhe ndër më të vjetrat jo vetëm për Beratin por për të gjithë Shqipërinë.

Kjo urë fillimisht është ndërtuar me  material druri në shekullin XVIII dhe u realizua me gurë vetëm gjatë periudhës kur sundonte Ahmet Kurt Pasha.

Më vonë  gjatë viteve 1920-1930 Ura e Goricës pati sërish një rindërtim ashtu siç vërtetohet nga dokumentacionet e shkruara arkivore.

Gjatësia e saj shkon deri në 129.3 metra dhe si gjerësi deri në 5.3 metra.

Përbëhet nga 7 harqe të cilat kanë hapësira që lëvizin nga 9 deri në 16.7 metra. Siç mund ta dini, lidh lagjen Goricë me pjesët e tjera të Beratit dhe rrugën e Këlcyrës. Lartohet deri në 10 metra mbi shtratin e Osumit.

ura e gorices-konica.al

Më 1927 ndërtimi i urës iu besua nga qeveria e asaj kohe një ndërtuesi të ri nga Italia i cili pasi kreu punimet vetëm për njërën këmbë të urës, nga mungesa e eksperiencës nuk po vazhdonte më tej në ngritjen e harqeve të urës.

Në këtë kohë këtij inxhinieri i shkoi në ndihmë mjeshtri oparak Hamza Molla nga fshati Gjonbabas(Korçë) për ndërtimin e harkut të parë të urës.

I befasuar nga zotësia e mjeshtrit, inxhinieri kërkoi që t’ia besonte ndërtimin e urës dhe vetë të largohej në Itali.

Ai i rekomandoi që kjo punë t’i besohej kryemjeshtrit Mahmut Belul Lekasi, i cili së bashku me Hamzain dhe mjeshtër të tjerë nga Opari e përfunduan ndërtimin e urës brenda vitit 1927.

Për fat të keq, më 1918, në mbarim të luftës së parë botërore, një shpërthim dinamiti shkatërroi një pjesë të saj (ose siç thuhet e hodhën në erë austriakët gjatë tërheqjes drejt veriut.. Por, fatmirësisht, në këtë rast ajo u rindërtua vetëm pas pak kohe në gur, duke marrë formën dhe bukurinë që zotëron sot.

Njëlloj dhe në vitin 1938 u rrëzua sërish.

Ura e Goricës ndryshe quhet dhe si Ura e Kurt Pashës.