MENU
klinika

Goditja e këtyre subjekteve

Nuk mbyllën lojërat e fatit/ Procedohen penalisht shtetasit në Tiranë

13.01.2019 - 17:18

Pas datës 1 Janar 2019, sipas ligjit të miratuar në Kuvend, nuk duhet të rezultonte asnjë pikë bastesh e cila ushtronte aktivitetin e saj.

Pas kontrolleve në kryeqytet për goditjen e këtyre subjekteve tashmë të paligjshme Policia e Tiranës ka konstatuar 2 subjekte të tilla dhe se ka proceduar penalisht pronarët e tyre.

“Janë proceduar shtetasi A. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara” pasi në rrugën “Todi Shkurti” në subjektin e tij iu gjet një paisje kompjuterike që përdorej për lojëra fati. I. A., për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës” në subjektin e tij u konstatuan 14 shtetas duke luajtur poker” informon policia.

Policia nënvizon se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.