MENU
klinika

Detajet e krimit të trefishtë

Do sqaronin një konflikt/ Si u vranë vjehrri e vjehrra nga dhëndri

14.01.2019 - 09:34

Detaje të reja dalin nga vrasja e trefishtë që tronditi Tiranën në orët e para të mëngjesit, ku gjatë një konflikti, dhëndri ka vrarë vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten.

Mësohet se viktimat janë identifikuar si Bujar Mata, 63 vjeç dhe gruaja e tij Valentina Mata, 52-vjeç. Ndërkohë që dhëndri është shtetasi Majlind Lala.

Mësohet se ata fillimisht kanë debatuar dhe më pas dhëndri ka qëlluar në drejtim të tyre duke i lënë të vdekur në vend. Pasi është larguar nga banesa e tyre dhëndri ka qëlluar edhe mbi veten dhe rrugës për në Spitalin e Traumës ka ndërruar jetë.

Sipas të dhënave të para thuhet se dhëndri kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrit dhe të vjehrrës për të sqaruar një konflikt, por situata më pas precipitoi në konflikt me armë.

Dhëndri Majlind Lala, mësohet se prej një viti bashkëjetonte me vajzën e çiftit, por nuk kishte një martesë ligjore. Në momentin e krimit vajza e çiftit të vrarë nuk ishte në shtëpinë e prindërve.

Mes tyre ka patur keqkuptime. Dhëndri ka ardhur pranë familjes së vjehrrit dhe fillimisht janë debatuar dhe më pas ka qëlluar me armë në drejtim të tyre. Dhëndri ka qëlluar mbi veten jashtë banesës. Trupat e vjehrrit dhe të vjehrrës nuk janë tërhequr ende.

Edhe për vetë policinë ka qenë i vështirë mbi rrethanat. Fqinjët kanë dëgjuar vetëm zhurmat. Nevila sipas tyre ka kohë që bashkëjetonte , por nuk dinin nëse ka patur konflikte me tyre.

Ajo ende nuk është marrë në mbrojtje. Momentalisht nuk është shoqëruar. Çifti bashkëjetonte. Ata nuk kanë një martesë ligjore dhe nuk kanë bërë celebrim, nga të të afërmit. Më pak se një vit kanë kohë që bashkëjetojnë. Nevila nuk ka qenë në shtëpi”, raportoi gazetarja, Dorjana Bezat.