14.01.2019 - 09:52
Reshjet e borës në qarkun e Dibrës kanë rinisur dhe si pasojë kanë bllokuar rreth 30% të fshatrave.
Situata në qark paraqitet emergjente për shkak të fshatrave të izoluara.
Në shkollat 9-vjeçare të qytetit dhe njësive administrative nuk zhvillohet mësim.
Fshatrat më problematike ku mund të lëvizet vetëm me këmbë ose me kafshë janë: Selishtë, Lurë, Zall e Dardhë. Ato janë dhe më problematiket pasi lëvizet vetëm në këmbë ose me kafshë.