MENU
klinika

Detajet e reja

Vrau vjehrrin e vjehrrën/ Autori konflikt me vajzën në Suedi

14.01.2019 - 10:18

Shkëputja e marrëdhënies me vajzën e tyre, mesa duket ka qenë shkaku që çoi deri në marrëzi 42-vjeçarin që kreu masakrën e sotme në ‘Unazën e Re’, duke vrarë me armë zjarri vjehrrën dhe vjehrrin dhe më pas veten.

Majlind Lila bashkëjetonte me Nevila Matën prej 1 viti në Suedi. Pasi çifti ishte njohur në Shqipëri, kishin vendosur që të emigronin drejt Suedisë, ndërkohë që konfliktet mes tyre i çuan deri në ndarje. Lila fajësonte prindërit e saj, Bujar e Valentina Mata nga Korça, për ndarjen me 36-vjeçaren.

“BalkanWeb” mëson se në rrethana ende të paqarta Lila ishte kthyer pardje nga Suedia, ndërkohë që Nevila Mata kishte qëndruar.

Pas krimit, në një gjendje të rënduar psikologjike për aktin e rëndë, 42-vjeçari Majlind Lila, nga Burreli, kishte qëlluar veten me një mjet prerës dhe më pas ishte hedhur sipër kangjellave të ballkonit të banesës 1-katëshe për t’u vetëflijuar.

Ka qenë policia ajo që e ka transportuar drejt spitalit autorin, por ky i fundit nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Mësohet se Lila banesën e tij e kishte në Fresk, ndërsa ende nuk dihen motivet që çuan në ndarjen me vajzën e viktimave. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen e rëndë.