MENU
klinika

Vendimi i gjykatës

Vjedhja e armëve në Pashaliman, ‘arrest me burg’ për 4 ushtarakët

14.01.2019 - 10:31

Katër ushtarakët e arrestuar për vjedhjen e armëve në Pashaliman, janë njohur sot me masën e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Vlorës.

Katër nga personat të cilët akuzohen për vjedhjen e një sasie të madhe armësh në bazën ushtarake të qytetit bregdetar janë: 52-vjeçari Lesko Ramosaçaj, 42-vjeçari Edlir Nelaj, 23-vjeçari Ervis Memsulaj dhe 25-vjeçari Ardit Ramaj.

Mbi ushtarakët rëndon edhe akuza për shpërdorim detyre.

Më poshtë lista e materialeve të vjedhura në bazën e Pashalimanit:

– 2 armë luftarake automatike model 56 me bajonetë shtizë
– 700 fishekë luftarake 7.62 mm që përdoren nga armë luftarake pistoletë TT model 54
– 3691 fishekë luftarakë që përdoren nga armët luftarake automatik blindëshpues djegës
– 40 granata dore luftarake
– 40 ndezës për granata dore luftarake
– 1 krehër hark automatik luftarake
– 1 pushkë M-4 karabinë luftarake model 14.5 me barel 5x56x45mm
– 1000 fishekë luftarake model 5.56 mm x 45 mm me majë të rrumbullakët normal
– 4 krehra rezervë për 30 fishekë luftarakë 5.56 mm.