MENU
klinika

Detajet

Refuzimi i Cakaj/ Rama ministri i ri Jashtëm?

14.01.2019 - 11:21

Propozimi i kryeministrit Edi Rama si ministër të Jashtëm të Gent Cakajt, shkaktoi debate mes tij dhe presidentit Ilir Meta, për shkak të mosdekretimit të tij.

Por nga ana tjetër mësohet se nga mbledhja e sotme e Kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama do të çojë emrin e tij si kandidat për ministër të Jashtëm në tryezën e presidentit Meta.

Socialistët do t’i votojnë në bllok ndryshimet në qeveri, të gjithë ministrat e rinj.

Për ta zgjidhur ngërçin kryeministër-presidencë, PS-ja do e dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.