Studentët e Universitetit të Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi’, kanë shtuar edhe dy pika të tjera në listën e kërkesave të tyre.
Kërkesa e parë është zhvillimi i zgjedhjeve të reja për Këshillin Studentor, pasi ngrejnë pretendimiin se këshilli actual nuk i përfaqëson ato.
Kërkesa dytë është që studentët e vitit të dytë të kalojnë në vitin e tretë me 25 pikë kredite dhe jo 30.
Kjo kërkesa sipas studentëve vjen për arsye ekonomike.
Kërkesat e tyre studentët e Shkodrës i kanë dorëzuar në mënyrë zyrtare në Rektorat.
Pritet që kërkesat të futen në rend dite që në mbledhjen e parë të Senatit të Universitetit.
Ndërkohë studentët u shprehën se bojkoti vijon ende në të gjitha fakultetet e Shkodrës deri në plotësimin e kërkesave.