MENU
klinika

Detajet

Propozimet për Ministrin e Jashtëm shkojnë në Presidencë

14.01.2019 - 13:42

Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë në përpjekjet për t’i dhënë zgjidhje ngërçit me Ministrinë e Jashtme.

Pasi njoftoi përmes rrjeteve sociale se do të mbajë vetë edhe postin e ministrit të jashtëm, Kryeministri Rama ka dërguar në Presidencë edhe një herë propozimin për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga numri një i diplomacisë shqiptare, kjo pasi Kreu i Shtetit, nuk e çdekretoi atë brenda afatit prej 7 ditësh që përcakton Kushtetuta.

Gjithashtu në Presidencë mësohet se është dërguar edhe emri i kryeministrit Edi Rama, për të mbajtur njëkohësisht edhe postin e Ministrit të Jashtëm.

Në një postim më herët në twitter Rama shkruante se do të dërgojë në Kushtetuese shkeljen e Presidentit Meta i cili nuk çdekretoi Ministrin Bushati brenda afatit, ndërsa de jure do të jetë vetë ai ministër i jashtëm.