14.01.2019 - 13:36
Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Athinë. Një shqiptar është vrarë në burgun e Koridhalos në Greqi.
Viktima është identifikuar si Albert Bako, i cili ishte arrestuar në 2014. Bako akuzohej se kishte hapur zjarr në një lokal në Pire, ku plagosi 14 vetë.
Ai ishte në konflikt edhe me një bandë rivale në Athinë, prej të cilës mendohet se edhe është vrarë.
Gjithashtu shqiptari akuzohet edhe për vrasjen e avokatit Antonopulos e mbetur në tentaivë.