Kryetari i Komisionit Këshillor të Reformës, Gent Ibrahimi, i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë me një letër ku i kërkon zgjerim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në letër i kërkohet ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe kryeprokurores Arta Marku mundësia për të shfrytëzuar disa ambiente në godinën e Prokurorisë së Përgjithshme duke qenë se ambientet e përkohshme në ministrinë e Drejtësisë janë të pamjaftueshme.
“Pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me vendimin e datës 19.12.2018, anëtarët e Këshillit janë në pritje të ambjenteve të punës, të cilat për momentin janë në proces aredimi.
Meqënëse ambientet e përkohshme në Ministrinë e Drejtësisë janë të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme për funksionimin normal të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, lutemi na krijoni mundësinë për të shfrytëzuar disa ambiente në godinën e Prokurorisë së Përgjithshme si salla e mbledhjes dhe disa zyra në katin e tretë për një periudhë kohore, deri në akomondimin përfundimtar në ndërtesën që na është vënë në dispozicion nga Këshilli i Ministrave”, thuhet në letër.