MENU
klinika

Australian Open

Ish-numri 1 në botë eliminohet që në start

14.01.2019 - 18:19

Pak ditë më parë ai paralajmëroi lamtumirën dhe duket se kjo është afruar edhe më shumë pas disfatës që sotme në Australian Open, që në turin e parë.

Tenisti britanik Andy Murray është mundur pas një beteje prej më shumë prej 4 orësh nga spanjolli Roberto Bautista Agut, numri 22 i turneut (6-4, 6-4, 6-7, 6-7, 6-2) dhe është eliminuar nga turneu i parë madhor i vitit.

“Nuk e di a është ndeshja ime e fundit këtu. E di që mund t’i jap ende shumë këtij sporti, edhe pse do më duhet të operohem sërish dhe nuk ka garanci që do rikthehem.

Dua të falënderoj gjithë ata që më kanë manifestuar dashurinë e tyre”, – tha 31-vjeçari, i cili renditet në vendin e 238-të në renditjen botërore, për shkak se nuk luante prej shumë kohësh.