Pas vendimit të studentëve të Universitetit të Tiranës për t’u ngujuar brenda ambienteve të fakulteteve, mësohet se të njëjtën gjë do të bashkëmoshataret e tyre të Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës.
Përmes një reagimi zyrtar anëtarët e Këshillit Studentor, njoftojnë duke filluar nga nesër studentët e UAMD-së do të ngujohen brenda mjediseve universitare.
Njoftimi i plotë
“Studentët e Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës, kanë zhvilluar ditën e sotme një takim brenda Universitetit, të thirrur nga disa anëtarë të Këshillit Studentor.
Pas shumë diskutimeve, studentët referuan tek Këshilli Studentor problematikat që hasin në jetën e përditshme universitare.
Një ndër pikat kresore që u diskutua në takim ishte edhe qëndrimi që do të mbajnë studentët e UAMD-së, në lidhje me situatën e arsimit në përgjithësi dhe kërkesat që kanë tanimë studentët në mbarë vendin.
Në përfunim, studentët arritën në konkluzionin se rruga e veteme, që çon drejt plotësimit të 8 kërkesave, por më e rëndësishme, rrëzimi i Ligjit të Arsimit të Lartë është bojkoti i procesit mësimor.
Universiteti është i yni, dhe rezistencën sigurisht që do ta bëjmë brenda mjediseve të fakulteteve.
Duke filluar nga ora 07:00, ditën e martë studentët e UAMD-së do të qëndrojnë brenda mjediseve universitare, si kolegët tanë në pothuajse gjithë vendin.
Procesi mësimor është shuë i rëndësishëm për neve, por akoma më e rëndësishme është një sistem cilësor i arsimit, kësisoj, studentët e UAMD duke filluar nga nesër nisin bojkotimin e mësimit, derisa qeveria të rrëzojë ligjin e arsimit të lartë dhe plotësimin e kërkesave tona.
Universiteti është i yni
Universitetin e bëjmë vet
Ligjet klienteliste nuk i pranojmë
Bashkohuni me studentët nesër në orën 07:00 pranë UAMD spitallë, kampus.