MENU
klinika

Zgjedhjet në parti

Arta Dade: Në PS s’ka zgjedhje, është zhdukur gara

14.01.2019 - 22:24

Ish deputetja dhe ish ministrja e jashtme, Arta Dade është shprehur se në PS është hequr procesi i zgjedhjeve dhe është zhdukur gara.

Dade tha se Shqipëria më shumë i ka prishur punë Kosovës sesa e ka ndihmuar, pasi pika më e fortë e Shqipërinë dikur ka qenë karta rajonale që tashmë është zbehur.

Arta_Dade-konica.al

“Në PS është hequr procesi i zgjedhjeve dhe është zhdukur gara. Zgjedhjet nuk i fiton partia. Unë kam kandiduar me Blushin disa herë në parti. Blushin e sillte Nano, por deri aty. Më pas fitoja unë. Partitë duhet të jenë sa më demokratike. Shqipëria ka pasur pikën më të fortë kartën rajonale, e cila është zbehur tashmë.

Çfarë është bërë për të afruar Shqipërinë me Kosovën? Më shumë i ka prishur punë Kosovës. Nëse do kishim një Shqipëri me prosperitet dhe pa korrupsion, kjo është ndihma më e madhe që i japim Kosovës dhe rajonit. Është për të ardhur keq që vendi ynë ka mbetur mbrapa në procesin e integrimit”– tha Dade.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika