Familja Beckham nuk do të thotë më sukses në botën e biznesit dhe këtë e kanë thënë tashmë ekspertët, por edhe faktet.
Pas dështimit të Victoria-s, tashmë është kompania që zotëron markën e modës së David Beckham që ka pësuar gati 11 mln paund humbje. Trinity Brands UK, që zotëron markën Kent & Curwen të Beckham, kishte një deficit prej rreth 10.7 milion paund në vitin 2017.
Pronarët e firmës menduan se fama e ish-futbollistit do ti sillte fat, por në fakt kompania ka pësuar më shumë humbje.
Një ekspert financiar tha se kur kompania nënshkroi me Kent & Curwen katër vite më parë shpresoi se do ta ndihmonte në rritjen e të ardhurave, por nuk ndodhi kështu. Muajin e kaluar humbjen kapën një shifër rekord prej 10.2 mln dollarësh.