Pas Nadal e Murray, sot e kanë pasur radhën të tjerë pretendentë në Australian Open, teksa janë mbyllur edhe ndeshjet e raundit të parë për meshkuj, ku më tej ka avancuar edhe numri 1 në botë, serbi Novak Djokovic.
Djokovic mposhti me lehtësi 3-0 (6-3, 6-2, 6-2) amerikanin Mitchell Krueger. Ndeshje e dominuar nga serbi, që në të tre setet pati epërsi në fushë, duke konfirmuar momentin e mirë dhe pretendimet për t’u rikthyer kampion në këtë grand slam.
Avancon edhe tenisti gjerman Alexander Zverev, që mundi 3-0 (6-4, 6-1, 6-4) sllovenin Aljaz Bedene. Fitore e lehtë e numrit 4 në botë, që kërkon trofeun e parë të madh në një grand slam.
.@DjokerNole ➕ #AusOpen = ❤️#AOChampion pic.twitter.com/mBbyBH7XtI
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 15, 2019
Vuan disi por në fund arrin të shkojë në raundin e dytë edhe japonezi Kei Nishikori, që pas barazimit 2-2 me sete (6-3, 7-6, 0-6, 2-6) përfitoi ngë tërheqja e rivalit të tij në setin final, në shifrat 3-0 për aziatikun.
Ditë e mirë për tenistët francezë, pasi 3 prej tyre avancuan sot në raundin e dytë. Jo-Wilfried Tsonga mundi 2-0 (6-4, 6-4, 7-6) sllovakin Marin Klizan, ndërsa Gilles Simon mposhti 3-0 amerikanin Bjorn Fratangelo (7-6, 6-4, 6-2).
Me fat edhe zvicerani Stanislas Wawrinka, që pasi humbi 6-3 setin e parë përfitoi nga tërheqja e rivalit letonez Gulbis në setin e dytë, për të avancuar më tej.