MENU
klinika

Detajet

Rama thërret Kuvendin, nesër seancë të jashtëzakonshme

15.01.2019 - 11:45

Ditën e nesërme Kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme, pak ditë pas ndryshimeve që ndodhën në kabinetin qeveritar, ku u emëruan 7 ministra të rinj.

Mësohet se seanca është kërkuar nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Seanca në fjalë do të mbahet për miratimin e dekreteve të ministrave të rinj.

“Bazuar në nenin 74, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, me kërkesë të Kryeministrit, njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm.

Kryetari i Kuvendit ka nxjerrë urdhrin nr. 1, datë 15.1.2019 me rendin e ditës të përcaktuar.
Bashkëlidhur kërkesa e Kryeministrit dhe urdhri i Kryetarit të Kuvendit”, thuhet ne njoftimin e Kuvendit.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Kryesisë së PS vendosi që të propozonte veten në postin e ministrit të Jashtëm. Ky vendim erdhi pas refuzimit nga Meta të emrit të Gent Cakajt në postin e kryediplomatit.

LISTA

Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës
. Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj
. Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit
. Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros
. Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos
. Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin
. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit
. Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend te Senida Mesit.

kërkesa