Duket se moti i keq dhe rikthimi i reshjeve te borës kanë krijuar edhe më shumë vështirësi për qarkun e Lezhës.
Fshati Ungrej në këtë qark është totalisht i izoluar dhe rruga që lidh këtë njësi me Lezhën ka vëështirësi për të kaluar prej akullit.
Bllokimi i kësaj rruge ka krijuar probleme edhe në shkolla, të cilat janë mbyllur prej një jave.
Situata më problematike është në Mirditë, ku fshatrat: Kaçinar, Selitë, Orosh janë të izoluar.
Gjithashtu është pezulluar arsimi në të gjitha njësitë administrative, përveç Rrëshenit dhe Rubikut.
Shtabi i Emergjencave Civile pranë Prefekturës së Lezhës bëri me dije se po koordinohet puna edhe më bashkitë e tre qarqeve të Lezhës për të normalizuar situatën, teksa nuk raportohen probleme në qarkullim në Rrugën e Kombit.