MENU
klinika

Balili

Rama: Nuk ishte vetëdorëzim, arrestimi hap i madh në luftën kundër krimit

15.01.2019 - 12:42

Pas vetëdorëzimit të Klement Balilit, i cili ishte në kërkim për gati 2 vite e gjysmë nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ ai tha se ky ishte një hap i madh kundër krimit të organizuar. Po ashtu kreu i qeverisë uroi për këtë rezultat ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn, Policinë e Shtetit dhe SHISH.

Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara? Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH?”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar mediat për këtë fakt. Përmes një postimi të dytë në ‘Twitter’ Rama pohon se ky ishte operacion i sofistikuar. Më pas ai shton; ‘Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij?’

“Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës? Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë?Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij?”, shkruan Rama.

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha publikoi në faqen e tij të ‘Facebook’ një mesazh të qytetarit dixhital ku thuhej se Balili ishte vetëdorëzuar në polici.

Kujtojmë se faktin që Balili tashmë është pas hekurave e konfirmoi edhe ministri Lleshaj në një dalje publike për mediat.