MENU
klinika

Deklarata

Kuvendi seancë të jashtëzakonshme?/ Deputeti i PD: Na detyruan…

15.01.2019 - 13:06

Thirrjen e kryeministrit Rama për të mbledhur nesër Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme për të votuar ministrat e rinj e ka komentuar edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.

Në një dalje për mediat, Spaho e quajti thirrjen të jashtëligjshme duke shtuar se maxhoranca përdor Kushtetutën sipas interesave të veta.

“Na detyruan që të bëjmë një kërkesë për zgjatjen e afati të Komisionit hetimor, pasi ende institucionet nuk kanë sjellë informacione që të fillojë punë Komisioni. Në këtë rast, kreu i kuvendit nuk duhet të bëjë sehir.

Nuk ka kuptim shtyrja e vazhdueshme. Thirrja për t’u mbledhur Kuvendi nesër është veprim antikushtetues. Kuvendi nuk ka arsye për të patur një seancë të jashtëzakonshme. Maxhoranca e përdor kushtetutën sipas interesit të saj”, tha ai.