Gjatë ditës së sotme ministri ende në detyrë, Ditmir Bushati ka pritur në një takim pune ministrin e Jashtëm të Italisë, Enzo Moavero Milanesi.
Në një konferencë për mediat, Bushati vlerësoi ndihmën e shtetit italian dhënë Shqipërisë për anëtarësim në OSBE.
“Kemi patur një bashkëpunim të ngushtë me Italinë, jo vetëm në aspektin politik, por edhe atë njerëzor. Bashkëpunimi i joni është përforcuar brenda NATO-s gjatë bashkëpunimit tuaj, por edhe në suazat e OSBE.
Dua ta falënderoj homologun që i kanë dhënë mundësinë Shqipërisë për të marrë kryesimin e OSBE, kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të testuar aftësitë tona. Unë sot dua ti shpreh mirënjohjen për mbështetjen konsistente që i ka dhënë vendit tonë.
Sot mora edhe mbështetjen dhe ajo do të mbështesë nismën për anëtarësim në 2019. Europa është destinacioni dhe ajo është nevoja jonë për tu reformuar së brendshmi dhe për të rritur më tej ekonominë shqiptare”, tha Bushati.