MENU
klinika

Trajtime natyrale

Mënyrat më të mira për të përmirësuar tretjen!

15.01.2019 - 16:40

Shumë njerëz kanë probleme me sistemin tretës, ata ndiejnë fryrje, bllokim, urth, kapsllëk, etj.

Shëndeti i mirë varet nga sistemi tretës, sa më i shëndetshëm të jetë ai, aq më i shëndetshëm dhe larg sëmundjeve qëndron trupi.

Nëse sistemi tretës nuk kurohet në kohë, ai mund të çojë në një sërë sëmundjesh si:

Ulçër të stomakut dhe zorrëve;

– Kancer të stomakut dhe në zorrë;

– Mbipeshë;

– Diabet;

– Kocka të brishta;

– Imunitet të dobët;

– Dëmtim të mëlçisë;

– Probleme me veshkat;

– Homorroide;

– Flokë të dobët;

– Ekzemë;

– Astmë.

Filloni të konsumoni supë me kocka

Supa e kockave e përgatitur në shtëpi, është një ushqim me lëndë tepër ushqyese. Supa është e mbushur me minerale, aminoacide, proline dhe glycine.

Supa me kocka ndihmon tretjen e ushqimit dhe përmirëson thithjen e lëndëve ushqyese. Fëmijët tanë duhet ta konsumojnë lëngun e kockave nga një moshë shumë e hershme, sepse ajo është një burim i madh natyror i mineraleve.

Si të gatuani supë me kocka

Përbërësit

-1 kg kocka me pak mish nga një burim i shëndetshëm dhe organik;

– 1 qepë;

– 2 karrota;

– 2 gjethe selino;

– 2 lugë uthull molle;

– 1 tufë majdanoz, pak kripë, erëza për shije;

– Gjithashtu mund të shtoni 2 thelpi hudhër, 30 minutat e fundit të gatimit.

Përmirësimi i qëndrimit në WC

Qëndrimi në WC mund të shkaktojë më shumë probleme nga sa e keni menduar.

Hulumtime të ndryshme thonë se të vjetrit nuk kishin probleme me hemorroidet dhe kapsllëkun. Ulja me këmbë të mbledhura, duke vendosur një stol të vogël tek këmbët, largon kapsllëkun dhe parandalon hemorroidet.

Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë magnez

Magnezi është i dobishëm për shëndetin, ndihmon tretjen e ushqimit dhe është me rëndësi jetike. Çdo qelizë në trupin e njeriut kërkon magnez të mjaftueshëm për të funksionuar, ose ajo do të vdesë.

Kocka të forta, dhëmbë të shëndetshëm, hormone të ekuilibruara, një sistem i shëndoshë nervor dhe kardiovaskular, janë rezultat i konsumit të ushqimeve që përmbajnë mangez.

Pini sa më shumë ujë të pastër e të filtruar

Shumë njerëz me çrregullime të tretjes janë jashtëzakonisht të dehidratuar.

Pini ujë të freskët, ujë të kokosit dhe lëngje frutash natyralë për t’ju ndihmuar të shuani etjen dhe të qëndroni të hidratizuar gjatë gjithë ditës. Çajrat bimor janë një mënyrë e mirë për të kuruar sistemin tuaj të tretjes.

Menaxhimi i stresit

Nëse ke një ditë të lodhshme dhe të ngarkuar me punë, pa dyshim që do të kesh një stomak të mërzitur.

Si është e lidhur kjo?

Stresi nuk dëmton vetëm mendjen tuaj, por ai ka rol negativ edhe në sistemin tuaj tretës. Ka shumë mënyra për të zvogëluar stresin, si; ecja, noti, meditimi, kalërimi, etj.

Lëviz më shumë

Ushtrimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e gjithë trupit dhe për sistemin tretës. Lëvizja dhe graviteti ndihmon udhëtimin e ushqimit përmes sistemit të tretjes.

I ulur gjatë gjithë ditës, vë një ngërç në procesin e tretjes dhe e bën tretjen edhe më të vështirë. Ecni disa milje me një ritëm të ngadalshëm çdo ditë! Është më pozitive nëse ju e bëni atë me familjen.

Hani më shumë yndyra të shëndetëshme

Omega-3, vaj i ullirit, vaj i kokosit, vaj peshku, etj, ndihmojnë procesin e tretjes dhe luftojnë kapsllëkun.

Përmirësoni mënyrën e të qëndruarit ulur

Mënyra e uljes ndikon shumë në organet e brëndshme përfshi edhe sistemin tretës.

Kur qëndroni në këmbë, duhet të qëndroni drejt dhe kur uleni, duhet që shtylla kurrizore të jetë drejt dhe jo e kërrusur, sepse shkakton shtrëngim në organet e brëndshme dhe vështirëson tretjen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajton problemet e veshkave

Lëngu i jetës/ Parandalon kancerin!